Situata rreth brazilianit Victor da Silva nuk duket shume e mire teksa flitet per nje kerkese te mundshme te tij per t’u larguar. Vete lojtari sot ne nje prononcim te dhene per mediat e shkruar eshte shprehur se do t’i kerkonte sponsorit Xhaferi per ta lene te largohet nga Vllaznia.
Por nderkohe ky i fundit ka bere nje reagim te shkurter duke sqaruar opinionin sportiv se “Vllaznia nuk eshte kunder largimit te asnje lojtari”.
“Çdo lojtar qe nuk ndihet mire te Vllaznia, mund te largohet. Klauzolat perkatese jane te shkruara mire dhe qarte ne kontraten e secilit prej tyre. T’i zbatojne ato dhe jane te lire te largohen, perfshi ketu edhe Da Silven”- ka thene sponsori i kuqebluve.
Ne fakt shume prej tifozeve jane te mendimit se perderisa lojtari nuk ndihet me mire ne Shkoder, duhet lene te largohet. Por nga ana tjeter, drejtuesit e klubit duan t’ua bejne te qarte te gjitheve se “Vllaznia nuk eshte han pa porta”, kur mund te hysh e te dalesh kur te kesh deshire.