Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show me gazetarin Adi Krasta, drejtoresha e Teatrit ‘Migjeni’ në Shkodër, Rita Gjeka ka treguar përjetimin se si u prit shembja e Teatrit Kombëtar nga një shtet që që kulturën e quan ‘armik’
‘Kjo është normale të trajtohet kështu. Sepse në fund të fundit Shkodra ka sot të njëjtin teatër, por nuk ka të njëjtin spektator. Sepse është normale, ka televizion, ka filma, ka Netflix, ka shumë mundësi më të thjeshta se teatri.
Vitet e fundit diçka ka filluar me lëviz për mirë. Sepse jemi bërë një trupë e re, që ka filluar me ia ngrënë zemrën avash-avash publikut. Ne na mori në qafë pandemia sepse teatrot u mbyllën të parët dhe po hapen të fundit sepse janë bira e kavallit.
Sepse askujt nuk i leverdis një teatër siç themi në në pupa. Ne kemi gjeur disa mënyra për të shkuar te spektatori. Projeki i fundit që kemi bërë, janë 6 premiera të marra nga tregimet e Ernest Koliqit të cilat ne i kemi adoptuar në oborret e familjeve A, që janë familje inteletuale të Shkodës, të cilët vërtetojnë përditë që e duan Teatrin, që e duan Shkodrën.
Dhe ka pasur një feedback të jashtëzakonshëm.Në fakt ditën që kemi bërë shfaqje më 16 maj, se me 17 nuk e bëja dot se kishte shfaqje tjetër, kishim tregimin e Ernest Koliqit ‘Armiku në shtëpi’
Dhe ne këtu kemi testuar atë shkatërrimin shpirtëror që na kanë bërë me shembjen e Teatrit. Shteti e ka quajtur kulturën ‘armik’. Teatri u mbyll por ne shkuam në oborret e shtëpive të shkodranëve më 6 premiera.’