Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-Presidenti, Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ilir Meta ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15 për të marrë në pyetje për çështjen ÇEZ-DIA.
“Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë, është rihapur për rastin konkret në nëntor 2019 nga një kallëzues i rreme që është dënuar dy herë nga gjykatat për shpifje dhe është dënuar një herë për dhunë në familje”, tha kreu i PL-së për mediat para se të hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.