Dritan Rexhepi, shqiptari i shumëkërkuar, i njohur si mbreti i kokainës e i akuzuar për një sërë veprash të rënda kriminale, është arrestuar sot në Turqi.
Mediat turke raportojnë se gjatë operacionit ‘Kartel’ për arrestimin e tij në Stamboll, ai ka tentuar që të arratiset me një mjet pa leje, teksa është përpjekur që të kalojë nga shtëpia në garazh.
Forcat e policisë turke ndërhynë me forcë për ta ndaluar, pasi shqiptari bëri rezistencë ndaj efektivëve të policisë. Gjatë operacionit u sekuestruan armë pa leje, fishekë, karta sim, celularë, laptopë dhe kuleta të ftohta.