Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klement Pjetri, 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, me anë të një bombole gazi, ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. Pjetri, banues në Shkodër. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.