Në vijim të kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, shtetasin e shpallur në kërkim K. M., 44 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.
Më datë 03.01.2023, 44-vjeçari u konstatua në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke transportuar emigrantë, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Policisë, shtetasi K. M. ka tentuar të korruptojë efektivët. Gjithashtu, 44-vjeçari është larguar me shpejtësi, me automjet, nga vendi i ngjarjes, duke përbërë rrezik për jetën e efektivëve që po kryenin veprimet procedurale për rastin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.