Detaje të reja janë zbardhur për 63 vjeçarin, ish- kryetar i PD Lezhë, i cili tentoi t’i jepte fund jetës ditën e sotme duke konsumuar fostoksinë para SPAK.
Burime për media bëjnë me dije se Pal Trashaj ishte viktimë e mikrokredive, pasi jo shumë kohë më parë përmbarimi i kishte sekuestruar pronën në këmbim të shlyerjes së kredisë.
Trashaj pretendonte se e kishte paguar kredinë, dhe kishte ardhur para SPAK për t’u takuar me Altin Dumanin për t’i ofruar një zgjidhje, pasi më herët policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk kishin pranuar për t’i marrë denoncimin në lidhje me ankesën që ai kishte.
HISTORIA E TREGUAR PARA 2 VITEVE
Pal Trashi, një qytetar nga Lezha sorollatet prej muajsh për të hequr sekuestron mbi pagën dhe pronat. Thotë se është mashtruar nga një institucion financiar jo bankar lidhur me një kredi të marrë vite më parë. Ai tregon sesi u kontaktua nga një kompani tjetër private e cila në rolin e përmbaruesit përveçse e vuri në dijeni për detyrime të prapambetura I kërkoi t’I shlyejë ato përmes një kredie të re.
Kam marrë kredi tek NOA dhe e kam shlyer. Pas pesë vitesh më kërkojnë para, kompania ADCA, MCA e cila nuk kërkon ballafaqim me dokumente (përmend dhe dy emra përmbaruesish)
Të tilla institucione jo banka që ofrojnë kredi të tilla janë disa. Arlinda Mujo, kryetare e shoqatës së Mikrofinancave, shpjegon se bëhet fjalë për institucione të licensuara që kanë si detyrim të informojnë qytetarin për mundësitë e kredimarrjes.