(foto ilustruese) Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planizuara me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që kishte hyrë në dyqanin e një kompanie telefonike dhe po tentonte t’i merrte me dhunë një shumë parash, punonjëses së dyqanit.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i vjedhjes, shtetasi:
B. K., 36 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu u sekuestruan 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte në dyqan.