Gazeta “Dita” ka ditë që i jep “zë” një individi të paskrupullt me emrin Bujar Hoxha. Ky individ rreket ti japë tjetēr këndvështrim ngjarjes së 2 prillit 1991 në Shkodër, ai përpiqet të mbrojë e justifikojë Sigurimin famëkeq dhe udheheqjen e shtetit komunist të kohës.
Ky si shumë nga lëtyrat komuniste, pasi ka rimarrë pushtetin nëpërmjet pjellave që lanë pas, po tenton ta rishkruajnë historinë e kombit ashtu si bënë dhe pas 45- ës kur anatemuan e zhdukën nga librat e historisë ajkën e intelektualizmit, qendrëstarët antikomunistë, klerin e këdo tjetër që u mundua ti ndalojë në rrugën gjakatare që kishin nisur.
Unë si kryetar i Shoqata Politike Antikomuniste Atdhetare “2 Prill 1991” , si përfaqsues i atyre martirëve e trimaveshkodranë, si i plagosur e dëshmitar i gjallë i asaj ngjarje historike që shënjoi realisht rënien e komunizmit në Shqipëri, kërkoj me forcë ndaljen e revanshit të ketyre falangave të regjimit gjakatar komunist dhe tentativave ordinere të tyre për rishkrimin e historisë.
Shoqata do shohë me përparësi hapat për demaskimin moral por dhe hapat ligjorë ndaj këtyre individëve dhe “megafonëve” mediatikē te tyre. Shoqata do vërë në dijeni organizmat ndërkombëtarë dhe ambasadat e akredituara në RSh si dhe rrjetin e të gjithë organizatave simotra brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ftoj mediat audio-vizive, ato të shkruara, portalet dhe te gjithë miqtë dhe dashamirësit, të mundësojnë përhapjen e kësaj deklarate.
ASKUSH TË MOS GUXOJË TË NËPËRKËMBË GJAKUN E 2 PRILLIT .
ASKUSH TË MOS GUXOJË TË NËPËRKEMBË SHKODRËN MARTIRE .
Për Shoqatën Politike Antikomuniste Atdhetare “2 Prilli 1991”
Kryetari .
Harris Murana