Drejtoria Vendore e Policise Lezhe njofton: “Me date 12.09.2017, rreth ores 02:55, në ambientet e brendshme të I.E.V.P Shënkollë Lezhë, në dhomën e tij, shtetasi:
F.K. 44 vjeç, banues ne Zejmen Lezhë, nga hetimet paraprake, dyshohet të jetë vetëplagosur me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale , duke u lënduar në pjesë të ndryshme të trupit, nën kushtet e rënduara psikologjike, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin mjekësor.
Nga veprimet e kryera rezulton që ndaj shtetasit F.K. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me Vendimin datë 14.07.2017 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per veprat penale “ Dhunë në familje ” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Vepra penale “Shkaktimi i vetevrasjes”mbetur në tentativë. /ShkodraWeb/