Katër shqiptarë u arrestuan për grabitje ndaj një 85-vjeçari në Lignano, në mbrëmjen vonë të së enjtes. Shqiptarët aktualisht mbahen në burgun e Udine.
Viktima e sulmit është shtetasi italian, Giuseppe Spartà. Ai tashmë ndodhet në spital në Latisana me 4 brinjë të thyera. Sparta tha se pësoi një grabitje tjetër pak kohë më parë dhe hetuesit po përpiqen të kuptojnë nëse mund të ketë një lidhje midis dy ngjarjeve.
Mediat fqinje shkruajnë se nuk është e qartë se çfarë roli luajti çdo person në grabitje dhe as se si policia ishte në gjendje t’i gjurmonte ato.