Shkodra po kalbet. Nga dita në ditë pejsazhi urban, brenda kornizës së ngranë teje, mund të bjerë nga muri i kujtesës e të thyhet copash. Qyteti ka nevojë për investime urgjente që të shpëtojë çfarë mund të shpëtohet nga trashëgimia e vet kulturore. Qyteti ka nevojë për investime urgjente në hartimin e një projekti modern zhvillimi.
Teoria dhe praktika e shpalljes armik të një qyteti, që nuk pranon kurrësesi t’ia shplashë kujtesën, duhet të marrë fund. E kaluemja nuk mund të blehet nga askush. Por edhe e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke iu frikësue fantazmave të së vjetrës. Dalë prej asaj të kalueme ne luftuem me aq sa mundëm, që të krijonim një shoqni, ku të pranonim tjetrin si të ndryshëm nga vetja, por në respekt të së vertetës.
Projekti i hyrjes në Europë deri më tani deshtoi. Por edhe pse projekti ynë dështoi, kjo nuk do thotë që të pranojmë të kthehemi mbrapa. Qyteti gjendet në gjendje emergjence.
Me shpresë se nuk ia prishi njeriu humorin, due t’i them atyne që i kanë dalë për Zot kësaj pune, se, si shkrimtar, nuk mund të rri pa e ba me dije perspektiven time të shikimit, (edhe pse në këtë rast do doja shumë që ta kisha gabim). Përshumvjet Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2022! /Publikuar në Facebook nga Stefan ÇAPALIKU/