Disa qendra votimi në Shkodër janë zhvendosur, pasi dyert e disa shkollave të përcaktuara të shërbenin si qendra votimi, vijojnë të jenë ende të mbyllura. Qendrat e votimit po zhvendosen në institucionet e drejtorive rajonale, ku drejtorë janë përfaqësuesit e PS-së. Si qendër votimi, do të jetë Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Zyra e Punës si dhe Shërbimi Rajonal Social.