Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë.
Burime për mediat greke bëjnë me dije se tërmeti ka rënë në orën 21:58 të së enjtes, në pjesën jugore të prefekturës së Heraklionit në Kretë.
Epiqendra e Tërmetit është 18 km në jug-jugperëndim të Moiras të Heraklion. Thellësia fokale është 8.9 kilometra.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare vlerëson magnitudën e lëkundjes në 5 gradë dhe thellësinë fokale në 10 kilometra.
Kujtojmë se mbrëmjen e së mërkurës, në të njëjtën zonë ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.2 ballë.