Një tërmet ka goditur sot Kukësin, me një mangudë 4.52 të shkallës Rihter. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Barrë të Kukësit. Lëkundjet janë ndjerë në Maqedoni, Kosovë si dhe Serbi. Deri më tani nuk raportohet për dëme.
Kujtojmë se vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter. Qarku i Durrësit ishte ndër më të goditurit, Thumana e Fushë-Krujës, Laçi, Lezha, e Tirana, ku humbën jetën 51 persona.
Pak minuta më vonë, një tjetër lëkundje, por me intensitet më të ulët u ndje në Qarkun e Dibrës. Detajet janë më poshtë.
Ministria e Mbrojtjes tha se nuk ka dëme materiale nga dy lëkundjet e tërmetit.
“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8 dhe 3.9 te shkalles rihter jane ndier ne Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e Emergjencat Civile në këto dy bashki”, sqaron Ministria.