Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë para disa minutash në zonën e Lezhës. Sipas qendrës sizmologjike evropiane, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4,0 ballë dhe epiqendra ka qenë 6 kilometra nga qyteti i Lezhës, 50 kilometra nga Tirana. Lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Shkodër.
Paraprakisht nga tërmeti me thellësi 5 kilometra nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.