Një termet i fuqishëm është ndjerë në Shkodër para pak minutave. Lëkundja ka qënë mjaft e fortë dhe kjo vertetohet edhe nga stacionet sizmiologjike. Sipas informacioneve zyrtare, epiqendra e termetit ka qënë në Malin e Zi dhe pikërisht në Plavë, 8.2 km larg qendrës së saj. Thellësia e lëkundjes ishte 10 km, ndërsa fortësia e termetit 4.9. Deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo dëme materiale. Tërmeti është ndjerë edhe në Prishtinë e Tiranë.