Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i kontrolleve:
-në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Postribë, u gjetën në total 3789 fidanë cannabisi (të mbjellë në kubikë dhe në tokë);
-në territorin e njësisë administrative Temal, u gjetën 378 fidanë cannabisi dhe 412 bimë cannabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.