Një fugon ka hyrë në mes të turmës së njerëzve në një zonë turistike të Barcelonës, në Ramblas.
Policia spanjolle bën me dije se ka mbetur të paktën 2 të vdekur dhe 60 të plagosur nga ky sulm, shërbimet e emergjencës iu bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonës së rrezikut, Plaça Catalunya.
Në këtë zonë kishte shumë njerëz, shumë familje, pasi është një nga vendet më të vizituara në Barcelonë.
Raportimet nga vendi i ngjarjes, thonë se njerëzit janë duke u fshehur në dyqanet dhe kafenetë aty pranë.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se shërbimet emergjente kanë kërkuar mbylljen e stacioneve lokale të metrosë dhe trenave.
Marc Esparcia, një student 20-vjeçar që jeton në Barcelonë, tha për BBC:
“Ka pasur një zhurmë të madhe dhe të gjithë vrapuan për tu fshehur”.
Gjithashtu ai tha se është fshehur brenda një kafeneje dhe se situata ka qenë e frikshme dhe horror.
Sipas gazetës e El Pais, shoferi i automjetit pasi kishte aksidentuar disa dhjetra njerëz kishte ikur në këmbë.
Steven Turner, i cili punon në zonë, tha për BBC:
“Njerëzit në zyrën time panë një furgon që hyri mes turmës me njerëz në Las Ramblas. Kemi parë rreth tre ose katër njerëz të shtrirë në tokë. Ka shumë ambulanca dhe policë të armatosur rreth zonës tani”.