Ka përfunduar në barazim pa gola 0-0, ndeshja mes Partizanit dhe Teutës e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Edhe pse takimi ka qenë i luftuar nga të dy ekipet, në fund ato kanë ndarë pikët duke mos mundur të përfitojnë nga ndalimi i Laçit me Tiranën.
Një moment i diskutueshëm ka qenë në minutën e 74-të, teksa gjyqtari anulon një gol të të kuqve për pozicion jashtë loje. Pas këtij takimi, Partizani gjendet në vendin e tretë me 43 pikë, aq sa dhe Teuta në vend të katërt.
Barazimi ne nes ketyre dy skuadrave ka gezuar shkodranet sepse Vllaznia eshte e vetme ne krye te renditjes pas javes se 25-te te kampionatit.
Partizani-Teuta 0-0
Partizani: Hoxha, Mala, Broja, Belica, Hakaj, Murataj, Broja, Bardhi, Asani, Kordeiro (79′ Zhunior), Çinari (79′ Cara) Trajner: I. Daja
Teuta: Frashëri, Todorovski (57′ Beqja), Hoxha, Arapi, Kuros (61′ Xhekson), Daja, Aleksi, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi (61′ Plaku). Trajner: E. Martini