Teuta e Edi Martinit u ndal nl një barazim në Ballsh përballë Bylis. Ndeshja startoi në orën 13:00, në stadiumin “Adush Muça”, e vlefshme për javën e 23 të Kategorisë Superiore.
Teuta erdhi në këtë sfidë me një ecuri të gjatë të rezultateve pozitive teksa në mesjavë triumfoi minimalisht në shtëpi ndaj Vllaznisë duke konfirmuar edhe një herë se është një pretendente serioze për fitimin e titullit kampion.
Nga krahu tjetër Bylisi vinte pas një humbje të pësuar në mesjavë nga skuadra e Tiranës në kryeqytet dhe skuadra ballshiote dëshironte kthesën pikërisht nga Teuta e cila është duke bërë mirë në ndeshjet e fundit.
Të parët kanë shënuar miqtë me anë të Bregut me 11- metërsht në minutën e 30- të ndërsa barazimi erdhi pas 7 minutave nga Beji. Me këtë barazim, Teuta ka 41 pikë sa Vllaznia kryesuese, ndërsa kuqeblutë luajnë nesër me Kukësin.
FT| BYLIS 1-1 TEUTA
Beji 37′ / Bregu 30′
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!