Teuta i ka dhënë lamtumirën Europës dje duke u eliminuar nga Shamrok në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Durrsakët nuk ia dolën të shkonin në play-off dhe presidenti Edmond Hasanbelliu, ka deklaruar pas sfidës së në ekip do të kishte ndryshime, pasi skuadra do të përforcohej.
Megjithatë, ai bëri të qartë se trajneri Edi Martini është i paprekshëm, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar rreth tij.
“I zhgënjyer? Skuadër e fortë ishte Shamroku, ne bëmë maksimumin por nuk ia dolëm dot. Këto janë skuadra që kanë qenë në kampionat dhe fizikisht janë më lart se ne. Në fillim besoja se mund t’ia dilnim.
Çfarë nuk funksionoi te ekipi? Fizikisht nuk janë mirë. Do ndryshojmë, do ndryshojmë diçka, por jo ndryshim trajneri. Kush më zhgënjeu më shumë? Nuk them emra se i ngel hatri, por janë disa“, ishin fjalët e presidentit të durrsakëve.