Shkruan në Facebook Brisela TRUMA KADIJA, drejtore e ZVAP Shkodër: Me përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë (FSASH), dega Shkodër dhe Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASH), dega Shkodër zhvilluam një takim në ambjentet e ZVAP Shkodër.
Si dy organizma shumë të rëndësishëm që përfaqësojnë mesuesit dhe që adresojnë shqetësimet dhe problemet e tyre është thelbësore të krijohen ura komunikimi dhe të mbahen këto ura për shëndetin institucional të palëve.
➡️ Kontrata kolektive
➡️ Pagat e mësuesve
➡️ Shpërblimet
➡️ Normat mësimore
➡️ Lëvizjet paralele dhe emërimet e portalit “Mësues për Shqipërinë:
Këto dhe shumë çështje të tjera u diskutuan dhe u dakordësuan të trajtohen periodikisht, hap pas hapi duke rishikuar edhe zgjidhjet respektive.