Analizat mjekësore me të cilat ka konkurruar boksieri Boris Stanchov, janë false. Këtë e zbuloi një hulumtim i televizionit bullgar bTV.
21- vjeçari humbi jetën një javë më parë në një turne në qytetin e Shkodrës në Shqipëri, duke u ndeshur me identitetin e dikujt tjetër, atë të kushëririt të tij Isus Velichkov.
“Plotësisht i shëndetshëm dhe pa probleme në zemër”. Kjo është regjistruar në kartelën e Isus Velichkov. Këtë verdikt e ka dhënë doktor Mihail Nikolov, mjek i përgjithshëm në Lukov. Adresa e zyrës së tij përmes internetit, është e pamundur të gjendet. bTV u përpoq ta takojë edhe në doktor Nikolov edhe në selinë e tij në fshatin Petrevene. Gjithsesi, ai nuk është i disponueshëm për të komentuar. Gazetarët u përpoqën ti merrnin një prononcim përmes telefonit, por ai nuk pranoi ti përgjigjet pyetjeve duke kërkuar “të mos provokohet”.
Kushëriri i boksierit të ndjerë, Isus Velichkov, ka të afërm në Lukov, por pretendon se nuk e njihte doktor Nikolov.
“Pa para, vështirë që dikush ti nënshkruajë këto dokumente”, thotë Velichkov.
“Pikërisht në dosjen mjekësore mund të jetë e vërteta për incidentin fatal”, thotë ish- boksieri Tervel Pulev.
“Zakonisht, dosja kalon nëpër zyra të ndryshme, jo vetëm nga një mjek. Kjo tingëllon pak si; Doktor, ja 100 leva (50 euro) dhe më plotëso dosjen”, thotë Pulev.
Dokumentet janë shoqëruar edhe me ekzaminime të rezonancës magnetike në spitalin “Shën Aana” në Sofje, të nënshkruara nga doktore Elka Nikolova.
“Nuk ka asnjë vulë, logoja e spitalit është e gabuara. Praktikisht, nuk kemi as doktor të tillë dhe as ekzaminime të tilla”, zbulon Anton Lukov nga zyra e shtypit e spitalit “Shën Ana”.
Profesionistët e boksit pranojnë se nuk kanë një mekanizëm për të verifikuar nëse ekzaminimet mjekësore janë autentike.
“Unë i marr dokumentet nga menaxheri, mjeku i Federatës së Boksit nuk është organ hetues, ai shikon nënshkrimin dhe vulën e mjekut dhe kjo është e gjitha”, thotë Ventsislav Nikolov. Dhe përsëri menaxheri i boksierit të ndjerë nuk ishte i disponueshëm për të komentuar. /Përshtati dhe përktheu ShkodraWeb/