Banesa Muhamet Shurdha, monument kulture kategori l, shpallur në vitin 1977 nga Ministria Arsimit dhe Kulturës.
Ruan një mjedis ku përfaqëson mirë tipologjinë e fundit të shek XVIII dhe fillimit të shek XIX ku vlerësohet zbukurimorja e ornamentikës së brendësisë së mjedisit, tavani oktagonal me rozetë rrethore me dimensione 4 m x 4 m, dritaret, një trapazan, një dollap i gdhendur si dhe muret e pikturuara.
Është interesant të përmendet fakti se për të ruajtur bojën origjinale dhoma ka 200 vite që është në stadin fillestar të lyerjes.