Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi shtetasin P. M., 61 vjeç, banues në Lezhë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve, i DVP Shkodër, ndaloi shtetasin B. M., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 52 vjeç, banues në Shkodër dhe R. Sh., 68 vjeç, banues në fshatin Postribë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e tyre tregtare, në Velipojë, rezultoi se aktiviteti ishte i paregjistruar në organet tatimore dhe fshihnin të ardhurat e përfituara prej tij.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-S. U., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi ditën e djeshme, automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtues shtetasin G. K., 40 vjeç dhe si pasojë u dëmtua një 63-vjeçar (pasagjer), i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-P. C., 39 vjeçe, banuese në Hungari, pasi duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë kjo shtetase;
-një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.