Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 39 vjeç, banues në Bërdicë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshortja e tij, se ky shtetas e përndjek dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes duke iu afruar banesës së prindërve të saj.
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. P., 31 vjeç, banues në Shkodër dhe K. B., 42 vjeç, banues në fshatin Shllak, pasi janë kapur duke transportuar me automjetet e tyre, sasi drush për zjarr, të prera në mënyrë të kundërligjshme.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.