Trajneri Thomas Brdariç do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Burime pranë trajnerit bëjnë të ditur se ai ka rënë dakord per te vijuar qe te jete ne krye te pankinës kuqeblu edhe per nje sezon tjeter. Brdariç eshte takuar mbremjen e sotme me drejtues te Vllaznisë dhe pas nje bisede prej afro 90 minutash eshte rene dakord qe kroato- gjermani te vijoje te jete pjese e kuqebluve edhe per sezonin e ardhshem.
Brdariç ka kërkuar disa detyrime ende të pashlyera që mesa duket tashmë do të shlyhen, një fushë profesionale për stërvitje që është zgjidhur dhe pritet të jetë në Bërdicë si dhe është konfirmuar një merkato për pjesëmarrjen në Conference League të Vllaznisë. Brdariç mësohet sipas burimeve se nuk e ka hedhur akoma firmën dhe pritet vetëm ana formale e zyrtarizimit të tij si trajner i kuqebluve me firmosjen e kontratës nesër dhe njoftimin e rastit nga Vllaznia.
Mbrëmjen e sotme, sponsori Alban Xhaferi dhe sekretari i tij Blendi Dibra kanë darkuar me trajnerin pas arritjes së akordit dhe kanë postuar një foto në rrjetet sociale.
“Bashkë për hapin tjetër”- shkruhet në postimin e Dibrës. Kjo do të thotë se trajneri Brdariç do të vazhdojë punën tek Vllaznia, pavarësisht ofertave që ka patur kohët e fundit.
Brdariç kishte disa oferta të mira nga disa ekipe por pas bisedave me drejtuesit e Vllaznisë ka vendosur të qëndrojë në Shkoder me një pagë mujore prej afro 7 mijë euro pa llogaritur bonuset në rast të trofeve apo pjesëmarrjes në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Brdariç si trajner i Vllaznisë arriti të shpallet nënkampion me këtë ekip si dhe fitoi Kupën e Shqipërisë gjë e cila e bëri atë një trajner të kërkuar nga disa klube. Fillimisht ishte pranë largimit por përmirësimi i disa kushteve dhe pagës ka bërë që kroato-gjermani të vijojë aventurën në Shkodër.