Nga Genci NIMANBEGU*
Unë shpreh dënimin tim të madh njerëzor si deputet para komunitetit shqiptar në Mal të Zi, para shqiptarëve në Mal të Zi, për ngjarjet mbrëmë në stadiumin nën Goricë. Mbrëmja e kaluar është dashur të ishte një festë futbolli, kur dy skuadra luajnë finalen e Kupës së Shtetit midis Buduqnostit dhe Deçiqit, klube fqinje, klube miqësore.
Dhe nuk dua të kujtoj se kapiteni i ekipit kombëtar të Malit të Zi ishte Fatos Beqiraj, se lojtari i Buduqnostit është ndër njëmbëdhjetë më të mirët në dekadën e fundit Sanell Orahovac, pastaj Camaj, etj. Tifozllëku i tifozëve “Varvari”, duke përdorur fjalë që të gjithë i njohim me sinonimin “shiptar”. Sinonimi “shiptar” nuk është sinonim për shqiptarë, është një nga fjalët më fyese që qytetarët në këtë zonë kanë ndaj dikujt tjetër, veçanarisht ndaj nesh, dhe kjo duhet të dënohet.
Dua të theksoj pakënaqësinë e madhe të shqiptarëve në Mal të Zi me atë që ndodhi mbrëmë dhe u bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive politike, qytetarëve, intelektualëve që ta dënojnë këtë. Tifozët e Buduqnostit janë fëmijët e dikujt, djemt e dikujt, vëllezërit, fqinjët. A i dëgjojnë ata këto në shtëpi, apo janë stereotipe nga e kaluara, nuk më takon mua të gjykoj. Por më e pakta që pres, është jo vetëm kërrkimfalje nga KF Buduqnost për atë tifozllëk, por edhe reagimin e Lidhjes së Futbollit të Malit të Zi.
Sipas mendimit tim, ai titull i Kupës do të duhej t’i heqet Buduqnostit, edhe pse ata e fituan me meritë në fushën e gjelbërt, si një mësim për Buduqnostin që një mënyrë e tillë e mbështetjes, nuk duhet tu përsëritet më tifozëve. Një tifozllëk ka gjithashtu një kundërtifozllëk. Më duhet të lavdëroj kolegun tim Nik Gjeloshaj i cili me reagimin e tij ndaloi kundërtifozllëkun I cili mund të kishte ndodhur në stadiumin e Buduqnostit.
Falënderoj të gjithë ata që do t’i përgjigjen këtij apelit tim për këtë ngjarje, gjithashtu falënderoj edhe Kryetarin e shtetit që ka reaguar i pari, pastaj Partinë Liberale dhe SDP-në që kanë reaguar dhe i ftoj të gjithë të reagojnë. Ky incident nuk duhet të nënvlerësohet, nëse ka ndodhur në të kaluarën, ai në të ardhmen e shkatërron Malin e Zi qytetarë. /*Deputet i Listës Shqiptare në Malin e zi, reagim i publikuar në Facebook/