Nena e një prej vajzave që humbi jetën në aksidentin e një viti më parë, në rrjetet sociale ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila dënoi vetëm 4 vite Edmond Pemën. Ai në gjendje të dehur, goditi me makinën e tij mjetin ku udhëtonin 4 vajza shkodrane, ku dy humbën jetën.
Ajo shprehet se jeta vlejti vetem 4 vite, ndërkohë që në një publikim në rrjetet sociale ajo shkruan se nuk deshën vetëgjyqësi por pritën reagimin e organeve të drejtesisë.
PUBLIKIMI I RALIJA ALIJA
Me 13 shtator ne ditelindjen tende Lusi, fryma e jeta jeme, ta moren jeten padrejtesisht… ne nje dite kur si cdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si cdo nane don me e pa bijen e vet, por ne arkivolin e ftofte…
E dje ty e shoqen tande Xheni te vrane per se dyti… ia lame ne dore drejtesise e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te vdekuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetem 4 vite denim per autorin…
Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo bote…. Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papergjegjshmi me marre denimin e meritum e mos me e pesu edhe shum familje te tjera dhimbjen tone!!!!! 😢😢😢😢😢