Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka reaguar pas gjithe asaj qe ndodhi kete paradite ne Shkoder, finalizuar me konstituimin e keshillit te ri bashkiak te qytetit, mes protestes se demokrateve dhe qytetareve qe e mbeshtesin PD ne kete kauze. Sipas Bashes, “Beteja ne Shkoder eshte e çdo shqiptari qe do qeverine te paster nga k.rimi dhe korrupsioni”.
Reagimi i Bashes
Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon d.hunën, hajdutërinë dhe k.riminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.
Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara d.hunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk