Vllaznia luan sot ne oren 13:45 ndaj Skenderbeut ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe klubi shkodran permes nje njoftimi te jashtezakonshem te shperndare paraditen e sotme, u ka kerkuar tifozeve mirekuptim per mosprezencen e tyre ne stadium.
Kjo natyrisht per t’i paraprire ndonje denimi tjeter te mundshem nga Komisioni i Disiplines (pas atij te dhene per ndeshjen me Partizanin) qe do te ishte me e rende dhe do te kishte pasoja per skuadren.
Megjithate tifozet e Vllaznise nuk do te mungojne as ne kete ndeshje. Te pakten ata te grupimit “Power 12” por qe nuk do ta demtojne skuadren. Ashtu si dhe ne ndeshjen e kaluar ndaj te kuqve, ata pritet te jene ne tarracen e nje pallati prane stadiumit, per ta mbeshtetur skuadren qe aty.
Mbase, mund te gjejne edhe ndonje menyre e vend tjeter, por kuptohet pa e demtuar skuadren dhe pa shkelur rregullat e vendosur nga Federata nga situata e krijuar prej pandemise. Pjestaret e ketij grupimi do te mblidhen sot qe ne oren 12.00 dhe do te sfidojne edhe shiun qe pritet te jete i pranishem gjate zhvillimit te ndeshjes. Ja njoftimi i ketij tifo-grupi:
“Neser (të dielen) luan skuadra jone e zemeres- VLLAZNIA krenaria e çdo SHKODRANI. Ne si tifogrup do jena aty per Vllaznine, prandaj kush ka deshire me u bashku me ne, grumullimi fillon 12:00 te pallati sportit. Sfidojme shiun, perkrahim Vllaznine. Prezenca detyrim. Forca VLLAZNIA!”.