Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, e ka cilësuar një mëkat humbjen përballë Polonisë, pasi sipas tij, Shqipëria luajti si e barabartë dhe u ndëshkua nga një gabim. Për RTSH ai deklaroi se ekipi kishte bërë mirë, por ishte penalizuar në një moment kur po bëhej gati për ndryshime.
Edi Reja: Të vjen keq se bëmë një ndeshje të mirë, nuk e pritja një ekip me kaq temperament. Treguam që mund të luanim ndaj Polonisë. Po lëshonim pak e po bëja gati zëvendësimet. Bëmë disa gabime dhe njëri na dënoi, më vjen keq se barazimin mund ta merrnim, mjaftonte të ishim pak më të vëmendshëm.
Nuk flas për mungesat, kisha 16 lojtarë të gatshëm. Sigurisht 6-7 lojtarë që mungojnë sigurisht peshojnë për lojtarët, dhanë gjithçka dhe kisha besim te ata. Kish besim te paraqitja. Ata shiheshin që ishin të fortë edhe fizikisht, në mbrojtje nuk linin hapësira. Po bënim zëvendësimet dhe pastaj bëmë gabime individuale që nuk duhej ta bënim. Më vjen keq se djemtë duhej e meritonin kënaqësinë që të mos humbnin ndeshjen.
Arbitri? Më vjen keq sidomos në pjesën e parë që kishte faulle, ne bëmë të parin me Hysajn dhe i dha menjëherë të verdhë, ishte me dy standarde. Ne me gjyqtarët sidomos me Poloninë kemi vuajtur, nuk ishte vendimtar, se ndonjë gabime e bëmë edhe ne, se vuajtëm lodhjen e nuk kisha zëvendësues në mesfushë sidomos, Provova me Çokajn por ndeshja ishte kompromentuar, sipas meje po të mos bëhej ai gabim. Edhe Bare humbi topin e Lenjani që gaboi, kemi bërë disa gabime që një skuadër si e jona me lojtarë ekspertë nuk duhej t’i bënte.
Derisa nuk ka marrë fund, jemi aty edhe është e drejtë të shpresosh. Komplimente njerëzve. Një ambient të tillë e vështirë të gjesh në Europë, se një tifozeri e tillë, i gjithë stadiumi, djemtë e ndjenë ngrohtësinë. Ishte një tifozeri për drithërima. Bravo tifozëve dhe bënë që skuadra të jepte këtë paraqitje, se paraqitjen e bëmë pavarësisht vështirësive, ishte e mirë dhe ishim në lartësinë e Polonisë dhe kjo është ajo që ka rëndësi.