Tifozët janë zemra e Vllaznisë! Bashkia Shkodër, po ndjek nga afër shqetësimin e ngritur nga tifozeria “Vllaznit Ultras” e Vllaznisë, të cilët nuk janë lejuar të ndjekin ndeshjen Vllaznia – Bylis, në tribunën e tyre nga KF Vllaznia, që bën edhe menaxhimin e ndeshjeve të ekipit.
Bashkia Shkodër, me tagrin që i jep ligji, por edhe përballë ndjeshmërisë ndaj tifozerisë shkodrane që ka qënë përherë shembull dhe motiv për ekipin, është në kontakt me klubin për zgjidhjen e këtij ngërçi.
Vllaznia pa tifozët humbet dinjitetin dhe atë çfarë përfaqëson prej një shekulli. Jemi pranë tifozëve të zjarrtë të Vllaznisë për t’i dhënë atë çfarë ato kërkojnë për ngjyrat kuqeblu