Pas Astrit Gjyrezit vjen edhe tërheqja e dytë nga gara për nënkryetar të degës së PD- së Shkodër. Edhe këtë herë, dorëheqja nga kandidimi për kërë post, siguruar nga ShkodraWeb, ka ardhur përmes grupit të komunikimit elektronik të Kryesisë së PD- së Shkodër.
Tonin Deda, aktualisht nënkryetar i Bashkisë Shkodër, ka paraqitur dorëheqjen e tij nga gara për njërin nga nënkryetarët. Sipas ndarjes së PD- së në rajone dhe njësi administrative, Deda duhej të përballej për nënkryetar me Ndoc Ashtën dhe Sandër Prekën.
Në tekstin e siguruar nga ShkodraWeb, Tonin Deda tregon se pozicioni si antar i Kryesisë së PD- së Shkodër është mjaft i vlerësuar për të, duke u tërhequr nga kandidimi për nënkryetar.
LEXONI EDHE: EMRAT – Mblidhet Kryesia e PD- së Shkodër, propozohen kandidatët për nënkryetarë, prezantohet grupi i punës
“I nderuar kryetar i PD dega Shkoder z Gjenerin Kapcari! Duke ju falenderuar per besimin qe Ju keni treguar ndaj personit tim, duke me propozuar si kandidat per pozicionin e Zv kryetarit te deges se PD Shkoder, njekohesisht ju bej dije ju dhe te gjithe anetareve te nderuar te kesaj kryesie, se une nuk do te jem njeri nga kandidatet per Zv kryetar dege, duke u dorehequr nga kandidimi per kete pozicion.
Pozicioni im aktual si anetar i kryesise se deges se PD-se Shkoder, eshte ne gjykimin tim pozicion mjaft i vleresuar dhe mjaftueshem i rendesishem per te dhene kontribut te panderprere ne dobi te Partise Demokratike. I uroj nga zemra pune te mbare kesaj kryesie, si dhe suksese kandidateve te tjere ne kete gare!”, shkruan Deda.
LEXONI EDHE: Gara për nënkryetarët e PD- së Shkodër, vjen dorëheqja e parë nga kandidimi për pozicionin politik…
Në një mbledhje të datës 15 shtator 2022, Kryesia e PD- së Shkodër ka evidentuar edhe propozimet për 4 nënkryetarët, të cilët do të përzgjidheshin me votim në mes kandidatura alternative. Kështu, Arben Lushaj do të përballej me Benjamin Nako, Vildana Gushta me Blerina Kraja, Tonin Deda me Ndoc Ashtën, Sandër Prekën dhe Astrit Gjyrezi me Qashif Hoxhën. /ShkodraWeb/