Sërish një tjetër ngjarje e rëndë në familjet shqiptare në Greqi. Një burrë ka goditur gruan e tij në qytetin e Korinthit. Ai e kishte pritur gruan e tij jashtë një banese ku ajo punonte, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
45-vjeçarja me mbiemër Bardhi, ndodhet në spital, ku ndodhet në gjendje kome. Policia greke ka ngritur postblloqe të shumta për të arrestuar bashkëshortin e saj.
Pak ditë më parë, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në një familje shqiptare në shtetin fqinj, ku babai vrau vajzën e tij dhe më pasi e groposi në kopështin e shtëpisë së tyre.