Dy persona, të identifikuar si Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua, janë ngjitur majë vinçit mëngjesin e sotëm tek Pallati i Kulturës duke kërcënuar për vetëvrasje. Nuk dihen ende motivet që i kanë çuar drejtë këtij veprimi, ndërsa policia është në vendngjarje në përpjekje për të negociuar me çiftin.
Nuk është hera e parë që njerëz kërcënojnë të hidhen nga lartësitë, vetëm dy ditë më parë 35 vjeçari i identifikuar si Sajmir Zalli kërcënoi vetëvrasje nga i njëjti vinç. Zalli zbriti pas gati 60 minutash nga vinçi, ndërsa rrëfeu se motivi që e çoi drejt këtij veprimi ishte fakti se ish-bashkëshortj anuk e linte të takonte fëmijët.