Një 35-vjeçar nga Cërriku ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në burgun e Fushë-Krujës. Burimet thonë se 35-vjeçari kishte qenë në qeli dhe nuk ka dalë me të burgosurit e tjerë në ajrim.
Nga të dhënat zyrtare, mësohet se ngjarja ka ndodhur dje, kur shtetasi me iniciale E.Y., 35 vjeç, banues në Cërrik i cili vuante dënimin në IEVP Fushë Krujë është ndjerë keq.
Ndonëse nuk ka shumë detaje, policia thotë se nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Një grup hetimor është ngritur për rastin dhe po mblidhen të gjitha provat dhe dëshmitë edhe nga të burgosurit e tjerë.
Policia ka referuar materialet hetimore e procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.