Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, familja e një adoleshenteje ka denoncuar në poliici se vajza e tyre është përdhunuar. Sipas policisë, një 17-vjeçar është duke u hetuar nga Prokuroria pasi dyshohet të ketë përdhunuar të miturën. Policia ka bërë të ditur përmes një njoftimi se më datë 23 i ka referuar në prokurori materialet procedurale për 17-vjeçarin.
Sipas denoncimit që është bërë në polici, dyshohet se djali me inicialet F.G më 31 mars të vitit 2018 ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 16-vjeçaren. E mitura e ka pasur të vështirë të kalojë këtë gjendje, duke bërë që familja e saj të dyshonte se vajzës së tyrë i kishte ndodhur diçka. Në momentin që ajo u ka rrëfyer ngjarjen familjarëve të saj, është bërë edhe kallëzimi në polici.