Një vajzë adoleshente në Librazhd ka përjetuar tmerrin, pasi është përndjekur dhe dhunuar nga një djalë i ri. Bazuar tek burimet policore, raportohet se ditën e djeshme djali me inicialet A.L., 24 vjeçar, banues në Librazhd, ka përndjekur dhe goditur shtetasen O.L., 18 vjeçe. Bazuar në deklarimin e së resë në portalin “infoelbasani”, prej disa kohësh i riu e ngacmonte dhe përballë refuzimit të vazhdueshëm të saj e ka përndjekur deri sa e ka qëlluar. “Do të vras po nuk u lidhe me mua”, mësohet t’i ketë thënë ai teksa i ka dalë përpara në rrugë dhe më pas e ka qëlluar. Adoleshentja ishte gjimnaziste dhe nuk e njihte djalin i cili ishte fiksuar keq pas saj dhe e përndiqte, raportojnë mediat lokale.