Tonin Uldedaj, kandidat për deputet i Partisë Bindja Demokratike për Shkodrën, vazhdon takimet në territor. Ai ka qenë në Njësinë Administrative Ana e Malit, ku është takuar me banorë të Obotit
“Ditën e sotme u zhvillua një takim me banorët e fshatit Obot. U diskutuan problematikat kryesore për banorët si përmbytjet, papunësia dhe e fundit jo nga rëndesia emigrimi.”, thuhet në publikimin e Tonin Uldedaj në faqen e tij në Facebook.