Përshendetje Miq! Edhe 2 ditë na ndajnë nga zgjedhjet në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Si shkodran i përfshirë prej kohësh në monitorimin e politikave lokale dhe jo vetëm, e kam ndjekur jo pa shqetësim rrudhjen e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, e cila ka ardhur nga një sërë faktorësh që mbivendoseshin për të ardhur tek kjo situatë që është sot.
Analiza e kësaj gjendje nuk është qëllimi i këtij statusi por dua të jap mesazhin e mbështetjes së kandidaturës së Prof.Dr.Tonin Gjuraj.
Toninin e kam shok e mik prej dekadash. Një intelektual i kompletuar e kurajoz, me një eksperiencë shumëplanëshe. Tonini ka arritur çdo gjë vetë, pa patur nevojë “përkthyesi” as dere të madhe, as mbiemri, as networku familjar, asgjë nga këta… por çdo gjë me punë e përkushtim.
Universitetet nuk janë institucione mësimdhënie por institucione shkencore e akademike, të cilët duhet ti bëjnë nder qytetit jo vetëm me faktin që janë aty por me përfshirjen e tyre në turbulencat ekonomiko- sociale me qëllim ndihmesën për të arritur aty ku duhet qyteti e rajoni, në këtë rast Shkodra. Mendoj se Tonini është i duhuri për këtë! Faleminderit nëse e konsideroni çfarë u shpreha më sipër! /Nga Fatlum NURJA, publikuar në Facebook/