Për të 5 vit me radhë është mbajtur “Ahengu Shkodran”, si pjesë e trashëgimisë sonë kulturore kombëtare. Të rinjët duhet ti njohin këngët burimore shkodrane, si perla të muzikës dhe për këtë qëllim organizatorët këtë vit kanë ndërthyrë elemt të rinjë të cilët do jenë ata që do e trashëgojnë këtë muzikë.
Grupi “Karajfilat që ka Shkodra”, këngëtarja Sabahet Vishnja, i madhi Ismet Peja nga Gjakova si dhe këngëtarët Shkodranë që me vite kanë kultivuar dhe i kanë dhënë jetë asaj si Mjeshtrja e Madhe Mukades Çanga, Gëzim Salaj, Shaban Gjekaj etj., ishin larmia e këtij aktiviteti. Një organizim i Qëndrës Kulturore “Pjetër Gaci” në bashkëpunim me Teatrin “Migjeni” ka sjellë edhe këngëtar nga trevat shqiptare të Malit të Zi dhe Kosovës ku kënga qytetare Shkodrane dëgjohet dhe këndohet për vite. /rozafa.tv/