Pavarësisht punës së bërë deri tani, tráfikìmi i qéniève njerëzore mbetet sfide e madhe dhe problematike në Shqipëri. Mesazhi është përcjellë sot në aktivitetin e organizuar në Shkodër, në kuadër “Ditës Botërore kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore”.
Kjo ditë, është një mundësi për të kujtuar të gjitha víktìmat e tráfikìmit, të cilat janë shfrytëzuar dhe trafikuar si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Kjo ditë, është një sinjal i fortë mbështetje pët të gjithë këtë kategori, për të ngritur zërin në emër të tyre.
Gjatë aktivitetit u përurua edhe instalacioni “UN GIFT BOX”, që ka për qëllim të sensibilizojë qytetarët dhe komunitetin për mbi rrezikun e tráfikìmit të njerëzve. Në fund, të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, kanë nënshkruar edhe deklaratën kundër tráfikìmit të personave.