Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Barit në Itali.
Një grua 43-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, është sulmuar disa herë me thikë në Itali nga burri i saj, edhe ai shqiptar. Autori 54-vjeçar ka goditur të paktën 3 herë me thikë në kraharor gruan e tij duke e lënë në gjendje kritike. Ai është ndaluar menjëherë nga policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Acquaviva, pas disa keqkuptimeve martesore. Viktima 43-vjeçare me origjinë shqiptare, pas sulmit ajo u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.
Personeli i Seksionit të Hetimeve Shkencore të Komandës Krahinor të Karabinierëve të Barit ndërhyri gjithashtu në shtëpinë e bashkëshortëve dhe gjatë kontrollit gjeti edhe thikën e përdorur pothuajse me siguri në sulm. Karabinierët janë duke hetuar për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e sulmit.