Vajza e madhe e familjes Preka nga Velipoja, që u përfshi në një aksident tragjik ku humbën jetën babai, motra dhe vëllai i saj, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Mes dhimbjes që është ulur këmbëkryq në familjen Preka nuk ka ngushëllim, ndërsa të gjithë vajtojnë me dhimbje për humbjen e madhe. Në shenjë nderimi për vogëlushen, në kishën e Velipojës po mbahen homazhe për Noemin.
Tragjike janë fjalët e Dom Marjan Gegës, i cili tregoi se Evisa, gruaja që humbi gjithë familjen nga aksidenti, burrin bashkë me vogëlushët, kërkon fëmijët e saj teksa gjendet e shtruar në spital.
“Evisa kerkon femijet e saj. Te dashtunit e saj. Evisa ne jemi duke te rrejt sepse sdim si me ta tregu. Askush nga se merr guximin si me ta than. Jena tu te rrejt ashtu si kjo jete eshte e rrejshme, jemi duke u tregu te padrete ashtu sic ne po tregohena te padrejte me ty. Skam ma fjale me te than Evisa. Di te them se femijet dhe burri jot nuk janë ma ktu. Na as ti nuk i sheh por ata jane me ne.
Femijet dhe bashkeshorti nuk duan qe te mbytemi ne lot e deshperimit por ata dua qe te ne shpresojme dhe te besojme se ata jan ne jeten e vertete e ndersa ne ne jeten e rrejshme” tha Dom Marjan Gega. Mes të tjerash ai dha mesazhin e qartë, ndërsa apeloi që prindërit të kenë kujdes kur udhëtojnë me makinë bashkë me fëmijët e tyre.
“Kur udhetoni veni rripin e sigurimit. Femije thoni prinderve qe te bejne kujdes. Vdekja vjen shume shpejt. Thojini shokeve e shoqeve tuaja qe beni kujdes kur delni ne rruge. Beni kujdes nga fouristrada e medha te luksit se ata na shtypin si mizat ne. Nuk jam mesu me hy ne punet e kujt tjeter dhe ndjej qe policia arriti suksese. Po te ishte keshtu pse nuk hoqet nje patente pa rryp sigurimi. Si nuk hiqet nje patente per alkool. Tan Shqiperia asht ba vec Tirana. Ne jena njerez te kategorise se dyte. Mjafton te na bejne je rruge dhe e kanë kry. Skena frikë kerkend ne pijme kafe me policet”, tha ai.