Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shijak, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarrin në drejtim të një banesa.
Policia e Durrësin bën me dije se për këtë ngjarjes, është proceduar në gjendje të lirë 52-vjeçari me iniciale A.Ç, pronari I shtëpisë, pasi nuk ka denoncuar ngjarjen.
Policia pasi ka vajtur në vendin e ngjarjes, ka gjetur 19 gëzhoja automatiku, ndërsa bën me dije se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A. Ç. vjeç 52 banues në Shijak, pasi në orën 04:00, në banesën e tij, persona të paidentifikuar, kanë gjuajtur me armë zjarri banesën dhe nuk ka kallëzuar krimin. Në vendin e ngjarjes u gjetën e bllokuan 19 gëzhoja automatiku.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 300, 301, 278/4, 150 dhe 84 i Kodit Penal.