Një 22-vjeçare nga fshati Zvirinë, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke pirë fostoksinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që 22-vjeçarja ka patur me të fejuarin e saj.
Burime nga policia e Korçës thonë për “BalkanWeb” se “22-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesën e saj”.
Familjaret në deklarimet e para kanë pohuar se vajza ka qenë në gjendje depresioni kohët e fundit. Sipas tyre, shkak kanë qenë edhe grindjet e shpeshta me të fejuarin e saj.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, dhe shkakun që çoi 22-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.