Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Itali. Sipas mediave italiane, ai është 28-vjeçari Klodjan Kërtalli, rezident në San Giusto Canavese, ndërsa aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në rrigën dytësore në Foglizzo.
I riu shqiptar udhëtonte me një automjet tip “Volvo V40”, e cila është përplasur rreth orës 8:00 të mëngjesit me një furgon “Peugot Expert”.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, sa makina “Volvo” përfundoi në hendekun në anën e rrugës. Fatkeqësisht, ndihma e shpejtë ishte e pdobishme. I riu ka humbur jetën pak pasi mbërriti në dhomën e urgjencës të spitalit Chivasso pavarësisht nga përpjekjet për ta reanimuar të mjekëve të spitalit dhe ekipit të 118-të që e ndihmoi atë.
Shoferi i furgonit, një 59-vjeçar ka marrë disa lëndime të lehta. Policia italiane vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit.