Nje tjeter ngjarje tragjike eshte shenuar nje dite me pare ne nje familje ne Korce, ku nje femije rruges per ne spital ka nderruar jete per shkak se eshte mbytur me nje kokerr kumbull qe po hante. Ai eshte ndiere keq dhe kur shkonte per spital ka humbur jeten.
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 29.07.2018, në spitalin rajonal Korçë, rrugës për në spital ka vdekur fëmija M. Xh., vjeç 4, banues në Korçë, pasi dyshohet se i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një frutë, kumbulle. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.